Sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga ora 17:00.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Sigal Prishtina ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat e Plisave dhe tribunave të caktuara për klubin kryeqytetas.