KOSTT ka njoftuar të enjten përmes një komunikate se kanë shkarkuar Evetar Zeqiri nga pozita e Kryesheft Ekzekutiv.
Komunikata erdhi pas takimit të Bordit të Drejtorëve, por pos njoftimit nuk u dha asnjë sqarim për publikun rreth motieve që çuan në këtë shkarkim.
Në TV Dukagjini janë publikuar disa dosje ku dyshohet se Zeqiri kishte “keqpërdorur detyrën zyrtare”. Të njëjtat thuhet se tashmë janë deponuar në Prokurori.
Sipas dokumenteve të publikuara, Zeqiri dyshohet që ka shkelur “detyrat e tij financiare dhe ka ndërhyrë në aktivitetet e prokurimit, duke vendosur kritere diskriminuese dhe kërkuar që të gjitha specifikacionet teknike për projektet e KOSTT-it t’i dërgoheshin atij më herët, duke shkaktuar vonesa dhe përplasje me ligjin e prokurimit publik”.
Po ashtu në kallëzim penal thuhet se Zeqiri ka ndikuar në vendimmarrje të jashtëligjshme dhe për jo informimin e duhur të Bordit të Drejtorëve, duke bërë që KOSTT të pësojë dëme financiare.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...