Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra. BMësohet se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU të Përgjithshme.
Ky vendim vjen pas një serie rastesh shqetësuese për sigurinë ushqimore në vend, përfshirë ngjarje si ajo e mishit të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide. Pasholli ishte nën presion pas raporteve që treguan për 8 ton mish pule me salmonelë që u shpërndanë në treg, si dhe për luleshtrydhe të importuara që përmbanin nivele të rrezikshme pesticidesh.
Në fillim të vitit, Shqipëria u përball me një sërë problemesh të ngjashme, përfshirë mandarinat shqiptare të kthyer për shkak të pesticideve të rrezikshme, të cilat përfunduan në treg edhe pse ishin njoftuar si të asgjësuara. Po ashtu, problematika e mishit të kontaminuar me salmonelë dhe peshkut me parazitë vazhdoi të shqetësonte autoritetet dhe konsumatorët.