Shkëlzen Gashi i tmerruar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Nuk e kuptoj qysh kanë hy aty - Gazeta Express
string(91) "shkelzen-gashi-i-tmerruar-nga-anetaret-e-gjykates-kushtetuese-nuk-e-kuptoj-qysh-kane-hy-aty"

Shkëlzen Gashi i tmerruar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Nuk e kuptoj qysh kanë hy aty

Lajme

Gazeta Express

26/06/2024 20:48

Pas anulimit të Ligjit për Byronë, Analisti Shkëlzen Gashi është shprehur i tmerruar me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ‘nuk e di si kanë arritë me u bo disa prej tyre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese’.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se vendimet e Kushtetueses nuk janë të motivuara nga profesionalizmi, por siç thotë ai, ‘marrin urdhëra nga lartë’.

Lexo Edhe:

“Unë muj me fol vec në parim, unë kam problem me gjykatën në Kosovë, edhe me Gjykatën Kushtetuese. Saherë këta e marrin një vendim, nuk jam I bindur që e kanë marrë që janë të motivum prej profesionalizimit dhe drejtësisë. Këtë përshtypje e kam pas edhe për vendime të tjera, jo vetëm për këtë sot. Edhe kur e kanë marrë vendim për me rrëzu qeverinë Hoti, nuk e kanë bërë prej profesionalizmit por sepse ju ka ardh urdhër prej nalt.

E kam edhe përvojë personale me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nuk janë professional, unë jam I tmerruar qysh kanë arrit me u bo disa prej tyre anëtarë të Kushtetutes”.