Një studim i ri sugjeron se fëmijët që konsumojnë peshk dy herë në javë janë më shoqërorë dhe të sjellshëm.
Ekspertët që qëndrojnë pas këtij hulumtimi tani po u bëjnë thirrje prindërve që të ndryshojnë dietën e fëmijëve të tyre për t’u siguruar atyre një fillim sa më të mirë në jetë.
Si ndikon peshku në sjelljen e fëmijëve?
Sipas Dr. Caroline Taylor, profesoreshë e asociuar në fushën e ushqyerjes në Universitetin e Bristol-it thotë:
“Provat tona që lidhin konsumimin e peshkut me zhvillimin më të mirë të sjelljes te fëmijët janë të qarta. Rekomandojmë fuqimisht që prindërit t’u japin fëmijëve të tyre të paktën dy porcione peshk në javë.”
Studiuesit zbuluan se fëmijët që nuk konsumojnë fare peshk janë më të prirë të jenë egoistë, më pak miqësorë dhe të sillen në mënyrë të përqendruar tek vetja.
Pse peshku ka këtë efekt pozitiv?
Peshku dhe produktet e detit janë burime të pasura të acideve yndyrore omega-3, selenit dhe jodit—lëndë ushqyese që luajnë një rol kyç në zhvillimin e trurit dhe funksionet njohëse.
Duke u bazuar në hulumtime të mëparshme, ekspertët vendosën të hetojnë nëse ekziston një lidhje midis sjelljes, inteligjencës dhe konsumit të peshkut tek fëmijët.
Çfarë zbuloi studimi?
Studiuesit analizuan të dhëna afatgjata nga gati 6,000 fëmijë të moshës shtatë deri në nëntë vjeç në Angli.
Peshqit e përpunuar, si “fish fingers” (peshk i skuqur ose i mbështjellë me bukë), përbënin 46% të totalit të konsumit të produkteve të detit.
Në moshën shtatë vjeçare, fëmijët që nuk konsumonin fare peshk kishin 35% më shumë gjasa të tregonin zhvillim të ulët të sjelljes krahasuar me ata që konsumonin mbi 190 gramë në javë.
Në moshën nëntë vjeçare, ky rrezik rritej në 43%.
Fëmijët që nuk hanin peshk ishin gjithashtu më pak të prirë të kishin sjellje prosociale, si ndihma, ndarja e gjërave dhe bashkëpunimi.
Peshku dhe inteligjenca – A ka ndonjë lidhje?
Studiuesit gjithashtu shqyrtuan lidhjen midis konsumit të peshkut dhe IQ-së, por nuk gjetën asnjë lidhje të drejtpërdrejtë.
Rekomandimet e ekspertëve
Sipas Shërbimit Shëndetësor Britanik (NHS), një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar duhet të përfshijë të paktën dy porcione peshk në javë, përfshirë një porcion me peshk të yndyrshëm (si salmoni, skumbri ose sardelet).
NHS rekomandon që fëmijët të konsumojnë të paktën një porcion peshk të yndyrshëm në javë, por gjithashtu paralajmëron se:
Pse shumica e fëmijëve nuk hanë mjaftueshëm peshk?
Studimi tregoi se shumica e fëmijëve nuk po konsumojnë sasinë e rekomanduar të peshkut nga NHS:
Një nga arsyet kryesore për këtë mungesë të konsumit është frika e prindërve nga ndotësit në peshk, si mercuri.
Dr. Caroline Taylor pranon se prindërit mund të ndihen të pasigurt për shkak të këshillave të ndryshme që kanë marrë ndër vite:
“Kur ka këshilla kontradiktore, është e vështirë të dish se cila është zgjedhja më e mirë. Shpresojmë që këto gjetje të fuqizojnë prindërit me njohuri për t’u dhënë fëmijëve të tyre fillimin më të mirë në jetë.”
Përfundimi
Ekspertët këshillojnë prindërit që të përfshijnë peshkun rregullisht në dietën e fëmijëve të tyre për shëndet më të mirë dhe sjellje më të mirë. /GazetaExpress/