Një shkencëtare ka zbuluar arsyen neveritëse pse nuk duhet të përdorni tharësen e duarve në një tualet publik, por gjithmonë të zgjidhni letrat e kuzhinës.
Një eksperiment nga një shkencëtare që shfaqet në TikTok si Devon Science tregon se sa shumë bakterie mbeten në këto pajisje dhe përhapen mbi duart e sapolara.
Videoja, që ka grumbulluar 4.7 milionë shikime, tregon shkencëtaren duke vendosur një pjatë poshtë tharëses e cila mandej mbledh bakteret që shpërndahen nga pajisja. Për të bërë testin të drejtë, ajo gjithashtu mblodhi një mostër bakteresh nga ajri në laboratorin e saj dhe i la të dyja mostrat gjatë natës.
Të nesërmen, pjatën e petrit nga tharësja e duarve e mbulonin lloje të ndryshme bakteresh dhe kërpudhash të cilat shfaqeshin si njolla të bardha, të verdha dhe të zeza. Ndërsa pjata që u valëvit në ajër — për të imituar kur dikush i shkund duart për t’i tharë — mbeti plotësisht e pastër.
Ajo pranoi se kjo është arsyeja pse shmang përdorimin e tharëses së duarve dhe preferon përdorimin e letrave të kuzhinës ose tharjen me shkundje. Në pjesën tjetër të eksperimentit, Devon Science fshiu letër higjienike — që më parë kishte përdorur për të tharë duart — mbi një pjatë xhami. Ndërsa kjo gjithashtu rriti disa baktere, ishin shumë më pak se ato nga tharësja e duarve.
@devonscience Urghh, don't use a hand dryer😱🦠 —– Update: thank you for all your comments & suggestions. Totally blown away by how far this little video has reached 😮 I'm planning on doing some update videos on this experiment and will post on here, as well as on our FB & IG pages, which you are welcome to follow as well 😉 Thank you, Ruth (from Devon Science) #germs #publictoilet #bacteria #dirty #gross #justdont #scienceteacher #handwashchallenge #handdryer #science #scienceexperiments #microbiology #scienceproject #lesson #handdryer #handdryerbacteria ♬ original sound – Devon Science
Së fundi, ajo pastronte pjesën e brendshme të tharëses, ku pambuku doli plotësisht i zi. Rezultatet treguan përsëri një pjatë xhami të mbushur me baktere të ndryshme, të ngjashme me ato që dolën nga tharësja.
“Tani e di se nga vijnë bakteriet — ato po jetojnë brenda pajisjes.” Ndërsa shkencëtarja nuk specifikoi bakteret e kapura, kërkimet e mëparshme tregojnë se në tualetet publike mund të gjenden E. coli, hepatit dhe baktere të tjera që ndodhen në jashtëqitje”, tha Devon Science pasi shikoi rezultatet transmeton GazetaExpress.
Studime të mëparshme kanë sugjeruar gjithashtu se tharëset e duarve mund të hedhin bakteret në duart e njerëzve pasi thithin ajrin përreth tyre — ku mikroorganizmat mund të qëndrojnë pezull. Një studim i vitit 2018 nga Universiteti i Connecticut dhe Universiteti Quinnipiac testoi nëse tharëset e ajrit të nxehtë në tualetet publike thithnin bakteret nga ajri dhe i përhapnin në duart e sapolara.
Studiuesit i ekspozuan një pjatë petri ajrit të nxehtë nga një tharëse për 30 sekonda dhe identifikuan deri në 254 koloni bakteriesh që u zhvilluan brenda pjatës.
Më pas, ata vendosën filtra të ajrit HEPA në tharëset për të ndaluar bakteriet nga ajri të kalonin nëpër tharëse. Kur përsëritën testin, zbuluan se sasia e baktereve në pjata kishte rënë me 75 për qind, duke sugjeruar se shumica e baktereve që spërkateshin nga tharëset vinin nga ajri në tualetin publik. /GazetaExpress/