string(134) "shkon-ne-60-numri-i-viktimave-nga-tragjedia-e-16-marsit-ne-kocan-nderron-jete-menaxheri-i-diskotekes-qe-u-dergua-per-sherim-ne-lituani"

Shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e 16 marsit në Koçan, ndërron jetë menaxheri i diskotekës që u dërgua për shërim në Lituani

Maqedoni

Gazeta Express

04/04/2025 11:48

Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që kaploi diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Sot, në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit për kurim më adekuat nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. Ai për tre javë luftoi me jetën ndërsa gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike.


Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”. Megjithatë, ai paraqitet edhe si drejtues i kompanisë që ka menaxhuar diskotekën me llogari të bllokuar. Karadakoski, vjen në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2022, megjithatë pronari joformal i diskotekës ka vazhduar të jetë Dejan Jovanovski.

Lexo Edhe:

Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësinë e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtje kundër zjarrit. Ndërsa për këtë, nuk kanë reaguar institucionet përkatëse. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.

Kjo ka çuar që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor DNK. Sipas autopsisë, arsyeja e vdekjes së viktimave është ngufatja me gaz monoksid karboni, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit. Gjatë autopsisë, te tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka. Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave.