Shkruan gazetari Urim Hasipi: Shqiptarët nuk janë kategori sociale - Gazeta Express
string(65) "shkruan-gazetari-urim-hasimi-shqiptaret-nuk-jane-kategori-sociale"

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 16:33

Shkruan gazetari Urim Hasipi: Shqiptarët nuk janë kategori sociale

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 16:33

Pavarësisht bindjeve të mija personale, që i kam thënë me mijëra herë se shtetet multietnike nuk funksionojnë, megjithatë veprimet e fundit sidomos nga Levica dhe ZNAM, hapin dilema tjera. Për koalicionin VLEN, është një barrë e rëndë qëndrimi në një qeveri e cila orentim e ka nacionalizmin.

Si si janë marrë vesh për të amortizuar këtë nacionalizëm, këtë nuk e dijmë, megjithatë koalicioni VLEN, duhet që në të ardhmen të punojë shumë për të bindur shqiptarët se rikthim prapa nuk do të ketë, në atë që është arritur deri më tani.

Lexo Edhe:

Ata e kanë të qartë se rikthimi nuk është në favor të tyre, për shkak se në zgjedhjet e ardhshme, qoftë Fronti Evropian si koalicion, qoftë BDI-ja, do të jenë më të fortë në elektorat.

Dallimet mes dy popujve atij maqedonas dhe shqiptarë në vend janë të mëdha.

Dallojmë në konceptin e shtetëndërtimit. Kjo nuk është diçka e re. Maqedonasit pretendojnë se kanë bërë shumë për të ruajtur shtetin, por në këtë drejtim harrojnë se të gjitha sulmet u kanë ardhur, nga Greqia, Bullgaria dhe Serbia.Fqiu më i urtë, e që ka më shumë arsye për të qenë i revoltuar është Shqipëria.

Shteti shqiptar, hapur e ka thënë se nuk ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë, madje respekton edhe karrakterin e shtetit, pavarësisht se në këtë shtet, jetojnë rreth 1 milion shqiptarë, afër gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Shqipëria, ka treguar kujdes sidomos ndaj Maqedonisë gjithmonë, pavarësisht se sa keq kanë qenë shqiptarët, në kohën e Titos, Millosheviqit, Gligorovit,Cërvenkovskit, Georgievskit, Gruevskit e kështu me rradhë.

Madje, Kryeministri shqiptar Rama, raporte më të mira ka me liderët sllav në Ballkan se sa me liderët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi apo Luginë të Preshevës. Prandaj, mllefi i maqedonasve është i pajustifikuar. Sepse.Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk janë kategori sociale, apo pakicë.

Këtë kuptojeni njëherë e mirë.Shqiptarët nuk janë as pasardhës të maqedonasve, as paraardhës të tyre. Jemi pjesë e një kombi, sepse neve na bashkon Gjuha, Kultura, flamuri, Tradita, Muzika, zakonet, dasmat, historinë, datat historike e kështu me rradhë.Pra, kuptojeni se nuk mund të maqedonizohemi, sepse nuk kemi as arsye as nevojë.

Fati i keq i juaj dhe i yni është se duhet të jetojmë në këtë shtet.Por, jo me çdo kusht për nënshtrim, asimilim, nënçmi, degradim, mohim e kështu me rradhë.

Gabimi sjell gabimin. Gabim është heqja e balancuesit, sepse arysetimi nuk mban.

Balancuesi ka ardhur si pasojë e diskrinimit të shqiptarëve, sepse niveli i punësimit ka qenë i ulët, prandaj ky ka qenë një mekanizëm mbrojtës për shqiptarët, pikërisht nga oreksi për të qenë më i favorizuar maqedonasi.

Prandaj, hapat e këtillë çojnë në rikthimin e 2001, që për qytetarët e rëndomtë do të ishte fatale, por edhe do të ishte fundi i Maqedonisë. Të dy popujt, janë të lodhur në aspektin etnik dhe ekonomik.

Shkatërrimi i pronës edhe ashtu të shkatërruar, humbje e jetëve të njerëzve, nuk mendoj se dëshirohet nga njerëzit, por kur të vjen të dera zullimi etnik, nuk ka kthim prapa.

Sepse, ne nuk jemi lyps, nuk jemi në rangun e kategorisë sociale, por një komb që deri më tash për hatër të ndërkombëtarëve ka heq dorë nga ajo që është më sublimja, pra bashkimi me pjesën tjetër të kombit, e drejtë e çdo kombi.

Nëse kemi hequr dorë nga ky përcaktim jetik, kompromise tjera në kurrizin, dinjitetin tonë nuk durojmë. Kurse, arsyetimet e mbëshjtellura se për të mirën e shtetit, profesionist, unë u them.Pse nuk zgjodhët në krye të agjencisë për zbulim një shqiptar, për shembull.Apo profesionist janë vetëm maqedonasit.

Meritokraci-Ministër-Maqedonas

Meritokraci-drejtor-(financa-mbrojtje, polici) Maqedonas

Meritokraci-guvernator-maqedonas

Meritokraci-sekretar qeverie-maqedonas

Meritokraci-shef I zbulimit-maqedonas

Shqiptarët për zëvendës sipas meritokracisë?

Nuk pin uj kjo logjikë as të fëmijët?

Koalicioni VLEN, për këto lëshime të deritanishme, duhet të kërkojë avancim më të madh të drejtave të shqiptarëve dhe asesi të mos pranojë këtë diskurs të ri, se shqiptarët kanë marrë shumë e nuk kanë çka marrin.Mesazhi është se ne mund të marrin gjysmën e shtetit, sepse aq jemi, nuk është faji ynë që jemi me numër kaq shumë.

(Qëndrime personale të autorit dhe jo të redaksive ku unë punoj)” ka shkruar në profilin e tij zyrtar, gzetari Urim Hasipi.