string(111) "shoqatat-e-dala-nga-lufta-smarrin-pjese-ne-organizimet-e-qeverise-per-diten-e-clirimit-perbuzes-e-mosrespektues"

Shoqatat e dala nga lufta s’marrin pjesë në organizimet e Qeverisë për Ditën e Çlirimit: Përbuzës e mosrespektues

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 17:25

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë vendosur të mos marrin pjesë “në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit”.

Ashtu si për përvjetorin e pavarësisë së vendit, vendimi është arsyetuar me qasjen “përbuzëse dhe mosrespektuese” që thuhet se e ka qeveria në detyrë për kategoritë e dala nga lufta.

Lexo Edhe:

“Këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë të qartë kundër qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet. Ftesës për pjesëmarrje i themi JO”, thuhet në njoftim.

“Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, thuhet në njoftimin e shoqatave të dala nga lufta.