string(72) "shoqerohen-ne-polici-dy-persona-qe-po-qendronin-para-gjykates-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 14:44

Shoqërohen në Polici dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 14:44

Dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj janë shoqëruar në stacion policor.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Dy persona i kanë shoqëruar për verifikim se s’kanë pasë dokumente me vete”, tha ai për Express.

Në ora 14:00 ka nisur seanca për gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.