Aktorin e mirënjohur të Hollivudit, Leonardio DiCaprio, u përfshi kohë më parë në një fushatë për mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës dhe shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar. Me këtë fushatë DiCaprio nuk i kurseu kritikat edhe për qeverinë.
Tashmë që Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar, ai nuk nguron aspak ta konsiderojë këtë moment si histori dhe të falenderojë të gjithë aktorët që u përfshinë në këtë kauze, përfshi edhe qeverinë.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”
Fushtën për mbrojtjen, Di Caprio e nisi në 2019, ku me një sërë reagimesh publike theksonte faktin Vjosa është një ndër lumenjt e fundit të egër në Eurpë dhe si i tillë duhet të mbrohet.
Disa ditë më parë qeveria shqiptare vendosi ta shpallë lumin Vjosa si Park Kombëtar të kategorisë së Dytë dhe gjithë sipërfaqja e këtij lumi, bashkë me tre degëzimet e lumit, Drino, Bënç, Shushicës konsiderohen zona të mbrojtura dhe në to do të ndalohet çdo veprimtari që dëmton ambientin.
/Gazeta Express