Shpati Zekaj e nis mbarë, fiton raundin e parë në European Open - Gazeta Express
string(62) "shpati-zekaj-e-nis-mbare-fiton-raundin-e-pare-ne-european-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 9:48

Shpati Zekaj e nis mbarë, fiton raundin e parë në European Open

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 9:48

Shpati Zekaj ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë të European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar, i cili garon në kategorinë deri 100 kilogramë e mundi me IPPON xhudistin çek, Matej Silvestr, pasi ky i fundit mori tri ndëshkime.

Në raundin e dytë, Zekaj do të përballet me xhudistin zviceran, Daniel Elch, i cili e kaloi raundin e parë pa luftë.

Përveç Shpati Zekaj, sot garon edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë.

Dje, garuan katër xhudiste, teksa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement