Shpati Zekaj mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit - Gazeta Express
string(75) "shpati-zekaj-mposhtet-ne-cerekfinale-e-kerkon-te-bronzten-permes-repesazhit"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 13:41

Shpati Zekaj mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 13:41

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli, shkruan Gazeta Express.

Përkundër humbjes, Shpati Zekaj ka ende mundësi të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ai fillimisht do të përballet me xhudistin britanik, Rhys Thompson. Në rast fitoreje, Zekaj do të kishte edhe një luftë tjetër për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

Kujtojmë se Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë, kurse Arbër Kullashi u eliminua në luftën e parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement