Prej datës 16 qershor videoskandali sekual i Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë së Kukësit, është kthyer në qendër të vëmendjes.
Ditën e sotme gazetari investigativ Artan hoxha, ka sjellë detaje të reja lidhur me atë që ka ndodhur në 6 qershor të këtij viti, mes Safet Gjicit dhe Alma.K, duke nisur nga marrdhëniet seksuale e deri tek arritja e marëveshjes për projektin për strehimin e qenve.
Hoxha me ironi shkruan se administrata shqiptare ka evoluar, dhe se tashmë gjithçka ndodh me shumë shpejtësi. Duke e ilustruar me foto e jo me video, ai tregon se si Alma Keçi për 13 minuta ‘mbaron punë’ me Safet Gjicin dhe siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit.
Postimi i Artan Hoxhës:
Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.
Por si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.
Tashme jam i bindur me ze dhe figure se “Padishau” yne ka te drejte.
Administrata ne Kukes duket flake fare,
“shpejtesi sketerre, efikasitet maksimal, rendiment apsolut”…
Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash,
hyn ne bashkine e Kuksit,
“perdhunon” kryetarin ne zyren e vet,
rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges,
ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit,
dhe iken ne hallin e vet….
Foto 1)- 15:59:30
fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.
Foto 2)- 16:03:44
Mbaron me sukses “procedura”.
Foto 3)- 16:04:28,
Nis biseda per projektin e qenve..
Foto 4)- 16:06:47,
Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.
Foto 5)-16:11:08,
Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.
Foto 6)-16:11:18,
Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.
Foto 7)-16:11:42,
Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.
Foto 8)-16:13:04,
Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…
Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.
Degjohemi ne skandalin e radhes…💪💪💪💪