string(63) "shperthen-nje-mjet-ne-nje-lokal-ne-ranilluge-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2023 22:16

Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

06/08/2023 22:16

Një shpërthim ka ndodhur të shtunën në ora 14:15 në lokalin e quajtur “Kod Maksi” në Ranillugë.

Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, duke treguar se lokali është e serbit me inicialet Z.M.

Lexo Edhe:

”Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se “nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale”.

”Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, përmbyllet njoftimi i Policisë së Kosovës. /Gazeta Express