Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023 - Gazeta Express
string(56) "shpetim-bajoku-dhe-donjeta-sadiku-boksieret-e-vitit-2023"

Boks

Gazeta Express

10/01/2024 16:32

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Boks

Gazeta Express

10/01/2024 16:32

Shpetim Bajokut dhe Donjeta Sadikut iu kanë takuar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët 2023”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.

Bajoku boksieri më i mirë i vitit, ndërsa Sadiku u zgjodh boksierja më e mirë e vitit.

Klubi më i mirë u zgjodh “Gollaku”, ndërsa gjyqtari më i mirë Latif Demolli. Epiteti i punëtorit më të dalluar shkoi për Sylejman Vocën.

Në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë edhe kryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, përfaqësues të MKRS-së, KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit.

Kryetari Krasniqi e quajti 2023-tën një tjetër vit të suksesshëm, duke përmendur medaljet evropiane, ballkanike dhe në turnetë e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe numrin e madh të aktiviteteve të organizuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement