Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare nga boksieri algjerian, Yahia Abdelli.
Bajoku e nisi mirë meçin duke e fituar raundin e parë, por më pas i humbi dy të tjerët, sipas jurisë, për t’u eliminuar, shkruan Gazeta Express.
Ky vendim ishte i papranueshëm për ekipin, madje vet trajneri i Bajokut iu afrua jurisë, duke ia thënë disa fjalë.
Kështu, Bajoku merr medaljen e bronztë dhe e çon në pesë numrin e medaljeve të fituara nga Kosova në këto Lojëra.
Katër të tjerat kanë ardhur nga sporti i xhudos. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...