Shqetësim i madh për Gareth Southgate, Bellingham nën hetime nga UEFA - Gazeta Express
string(69) "shqetesim-i-madh-per-gareth-southgate-bellingham-nen-hetimen-nga-uefa"

Sport

Gazeta Express

01/07/2024 17:04

Shqetësim i madh për Gareth Southgate, Bellingham nën hetime nga UEFA

Sport

Gazeta Express

01/07/2024 17:04

UEFA ka nisur hetimet për Bellingham, pas gjestit të tij të dukshëm drejtuar stolit të Sllovakisë në fitoren dramatike të Anglisë në “EURO 2024”.

Anglia mundi Sllovakinë 2-1 të dielën për të siguruar vendin e tyre në raundin tjetër të turneut.

Lexo Edhe:

Jude Bellingham shënoi një gol spektakolar me ‘bicikletë’, thellë në kohën shtesë për të sforcuar ndeshjen e raundit të 16-të në kohë shtesë, pas golit të Ivan Schranz.

Harry Kane shënoi me kokë në kohën shtesë për të siguruar kalimin e Anglisë në çerekfinale.

Pas rezultatit, Bellingham u shpreh në media sociale për të sqaruar shprehjen e tij pas goli.

Raportet fillestare sugjeronin që UEFA nuk kishte plane për të ‘ndjekur’ futbollistin anglez.

Por UEFA tani ka konfirmuar se është nisur një hetim për veprimet e lojtarit të Anglisë, për shkelje të mundshme të rregullave bazike të sjelljes së mirë.

Hetuesi i etikës dhe disiplinës së UEFA “do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave bazike të sjelljes së mirë nga lojtari i Federatës së Anglisë, Jude Bellingham”.

Në një deklaratë, UEFA tha: “Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA (CEDB) do të vendosë mbi çështjen në kohën e duhur. Po ashtu, një hetues i Etikës dhe Disiplinës së UEFA do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave bazike të sjelljes së mirë nga lojtari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Jude Bellingham, e cila thuhet se ka ndodhur në këtë ndeshje. Informacioni në lidhje me këtë çështje do të jetë i disponueshëm në kohën e duhur.”

21-vjeçari tani është në rrezik të humbasë ndeshjen e Anglisë kundër Zvicrës të shtunën.

Çdo formë e ndalimit do të ishte një goditje e madhe për Gareth Southgate, i cili është tashmë është pa Marc Guehi për ndeshjen e tyre të çerekfinales në Düsseldorf.

Bellingham ka shënuar dy gola për Anglinë në “EURO 2024”, duke përfshirë golin e tij të fitores kundër Serbisë në hapjen e turneut.

Ndikimi i tij ka qenë i madh për “Tre Luanët” në Gjermani pas një sezoni të suksesshëm tek Real Madridi sezonin e kaluar./GazetaExpress/