string(94) "berisha-kontrolli-i-ushqimeve-ne-duart-e-mafies-shqiperia-nuk-ploteson-asnje-standard-te-be-se"

Berisha: Kontrolli i ushqimeve në “duart” e mafies, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 12:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda gjatë Konferencës për Sigurinë Ushqimore, duke deklaruar se kontrolli mbi ushqimet në Shqipëri ndodhet në ‘duart e mafies’. 

“Kontrolli i ushqimeve është në duart e mafies. Është mafia shtetërore që ka në dorë, këtë siguri, që është siguria më e rëndësishme. Shqipëria nuk ka siguri juridike, pasi qytetarët rrijnë 10-15 vite për një proces gjyqësor. Shqipëria ka ekspertë shumë të mirë për sigurinë ushqimore, por ata janë të margjinalizuar. Po, kontrollet janë në kthetrat e mafies.

Lexo Edhe:

Shqipëria nuk ka asnjë standard të BE-së. Prokurimet bëhen në 99 përqind të rasteve me shqiptarë, jo të huaj, ndërkohë që marrëveshja me BE-në, e detyron Shqipërinë të jetë e hapur për investitorët shqiptarë dhe europianë. Të huajt bëjnë punë me më cilësi, por këta ‘i fshijnë’. Kanë vënë rregull që dokumentet duhen për 38 ditë dhe çdo i huaj që i dorëzon me E-Albania, paraqitet pasi është firmosur prokurimi. Siguria ushqimore lidhet direkt me shëndetin”, tha ai.