Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me bizneset në Velipojë, ku e cilësoi zonën si një ndër më të bukurat në Europë dhe theksoi nevojën për zhvillimin e saj me standarde të larta europiane. Rama u ndal tek rëndësia e përmirësimit të infrastrukturës dhe investimeve të reja për të mundësuar një turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm.
“Kjo është ndër zonat më të bukura të Europës dhe meriton një zhvillim me standardet më të larta të Europës. Infrastruktura në këtë zonë ka nevojë që të rregullohet dhe të jepet maksimumi për një turizëm sa më të mirë. Duhet të nisim punën për aksin Milot-Balldren dhe kemi në proces edhe aksin Milot-Muriqan. Kemi pasur burokraci me palën malazeze për urën. Të krijojmë infrastrukturë të hotelerisë moderne. Do zbatojmë dhe projektin e lidhjes së zonës së Tales me bregdetin, përmes rrugëve të brendshme. Do bëjmë dhe Byppasin e Shëngjinit”, tha Rama.