Sipas raportit pranveror të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ruajnë ritme pozitive rritjeje ekonomike në vitin 2025, pavarësisht pasigurive globale dhe tensioneve tregtare. Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.7%, ndërsa rajoni me mesatare 3%.
Raporti nënvizon qëndrueshmërinë strukturore të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, të cilat parashikohet të rriten më shpejt se eurozona (vetëm 0.7% rritje në 2025). Polonia pritet të jetë performuesja më e mirë me 3.5% rritje.
Ndërkohë, Ukraina varet nga ndihma e jashtme për të ruajtur rritjen, ndërsa perspektiva e Rusisë është përmirësuar lehtë. Rreziqet më të mëdha vijnë nga një luftë tregtare në rritje SHBA-Kinë dhe pasiguria politike, sidomos nëse Donald Trump rikthehet në pushtet.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...