Shqipëria e kërkon fitoren në ndeshjen e rëndësishme ndaj Kroacisë - Gazeta Express
string(66) "shqiperia-e-kerkon-fitoren-ne-ndeshjen-e-rendesishme-ndaj-kroacise"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2024 9:18

Shqipëria e kërkon fitoren në ndeshjen e rëndësishme ndaj Kroacisë

Futboll

Gazeta Express

19/06/2024 9:18

Shqipëria sot e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme në Euro 2024.

Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në Hamburg në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, shkruan Gazeta Express.

Të dyja kombëtaret pësuan humbje në duelet e para.

Shqipëria u mposht 2:1 nga Italia, kurse Kroacia humbi 3:0 nga Spanja.

Për të dyja ekipet fitorja është jetike në këtë përballje për të ëndërruar kualifikimin në 1/8 e Europianit.

Favorit në letër është Kroacia, megjithatë Shqipëria nuk ka se çfarë të humb dhe duhet ta kërkojë fitoren me çdo kusht.

Dueli zhvillohet sot nga ora 15:00 në qytetin e Hamburgut.

Pas kësaj përballje, Shqipëria do të ketë punë të hënën me favoritin e grupit, Spanjën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement