string(91) "shqiperia-ne-dite-zie-per-papa-franceskun-rama-nderon-atin-e-shenjte-mik-i-vecante-i-vendit"

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 10:24

Shqipëria në ditë zie për Papa Françeskun, Rama nderon atin e shenjtë: Mik i veçantë i vendit

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 10:24

Këtë të shtunë, Shqipëria ka shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, të cilit sot i jepet lamtumira e fundit në një ceremoni madhështore në Vatikan.

Në këtë moment, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke kujtuar figurën e jashtëzakonshme të Atit të Shenjtë dhe lidhjen e tij të veçantë me Shqipërinë. Rama e cilësoi Papa Françeskun si një lider shpirtëror të madh dhe një mik të çmuar të shqiptarëve, duke rikujtuar vizitën e tij historike në Tiranë.

Lexo Edhe:

“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, por edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkroi Kryeministri.

Ceremonia e sotme në Vatikan pritet të mbledhë personalitete të shumta nga e gjithë bota, për t’i dhënë nderimet e fundit Papa Françeskut.