string(78) "shqiperia-pezullon-marreveshjen-per-heqjen-reciproke-te-vizave-me-bjellorusine"

Shqipëria pezullon marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Bjellorusinë

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 18:57

Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi sot pezullimin e marrëveshjes me qeverinë e Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Lexo Edhe:

Qeveria miratoi shfuqizimin e vendimit “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.