Shqipëria sonte nis aventurën në “EURO 2024”, pengesa e parë: Italia - Gazeta Express
string(64) "shqiperia-sonte-nis-aventuren-ne-euro-2024-pengesa-e-pare-italia"

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 8:15

Shqipëria sonte nis aventurën në “EURO 2024”, pengesa e parë: Italia

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 8:15

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit. 

Kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’ pikërisht ndaj kampionit momental të Evropës, shkruan “Gazeta Express”.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

UEFA ka përzgjedhur gjermanin Felix Zwayer si gjyqtarin kryesor të kësaj sfide. 43-vjeçari do të ketë si ndihmës Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. 

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, ndërkohë që asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert. Të gjithë gjermanë.

I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement