Shqipëria vijon përgatitjet në Kaiserau, katër ditë para ndeshjes me Italinë - Gazeta Express
string(75) "shqiperia-vijon-pergatitjet-ne-kaiserau-kater-dite-para-ndeshjes-me-italine"

Sport

Gazeta Express

11/06/2024 22:10

Shqipëria vijon përgatitjet në Kaiserau, katër ditë para ndeshjes me Italinë

Sport

Gazeta Express

11/06/2024 22:10

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në “Euro 2024” ndaj Italisë.

“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Skuadra ka punuar për më shumë se një orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtarë.

FSHF-ja bën me dije se ditën e nesërme (e mërkurë) Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.

Shqipëria e luan ndeshjen e saj të parë në “EURO 2024” me Italinë, me datën 15 qershor.

Ky takim zhvillohet në “Signal Iduna Park” në Dortmund, dhe nis nga ora 21:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement