string(119) "shqiptari-qe-dyshohet-se-ishte-pjese-e-grupit-terrorist-ne-vjene-ne-mesin-e-personave-nuk-u-lejuan-te-udhetojne-ne-siri"

Gazeta Express

03/11/2020 9:17

Shqiptari që dyshohet se ishte pjesë e grupit terrorist në Vjenë, në mesin e personave që nuk u lejuan të udhëtojnë në Siri

Gazeta Express

03/11/2020 9:17

Një shqiptar dyshohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist që kreu mbrëmë sulmin në Vjenë, raporton Gazeta Express.

Kështu ka deklaruar gazetari austriak, Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ku thotë se njëri nga terroristët e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Klenk ka thënë se ky person që është 20-vjeçar kishte tentuar që të shkonte në Siri në korrik të këtij viti, mirëpo ishte ndalur nga autoritetet austriake.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

Tre persona janë konfirmuar tashmë nga policia e Vjenës, derisa 15 të tjerë janë të plagosur.

Sipas autoriteteve, sulmi ka motive islamike. /GazetaExpress/