Shqiptohen dënimet për zjarrin në Bukuresht që la dhjetëra të vrarë - Gazeta Express
string(67) "shqiptohen-denimet-per-zjarrin-ne-bukuresht-qe-la-dhjetera-te-vrare"

Gazeta Express

16/12/2019 17:59

Shqiptohen dënimet për zjarrin në Bukuresht që la dhjetëra të vrarë

Gazeta Express

16/12/2019 17:59

Një gjykatë në Rumani ua shqiptoi dënimet 13 personave për zjarrin në një klub nate në Bukuresht, ku mbeten të vdekur 65 njerëz.

Incidenti i vitit 2015 më pas shkaktoi protesta masive.

Gjykata Komunale e Bukureshtit i dënoi të hënën tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal.

Klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarre.

Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre.

Ata u dënuan me burgim nga 10 deri në 12 vjet.

Një zyrtar i qytetit të Bukureshtit dhe inspektorë të zjarrit, që kanë thënë se klubi është i sigurt vetëm pak ditë para zjarrit, u dënuan po ashtu.

Nurmi i madh i viktimave dhe neglizheca zyrtare nxitën protesta masive kundër korrupsionit në Rumani, të cilat çuan më pas në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Victor Ponta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement