string(76) "shskuk-e-heq-nga-masa-e-pezullimit-kontrastin-nga-kina-i-sigurt-per-perdorim"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2025 12:35

SHSKUK e heq nga masa e pezullimit kontrastin nga Kina: I sigurt për përdorim

Lajme

Gazeta Express

05/04/2025 12:35

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka hequr nga masa e pezullimit produktin medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik) nga Kina, i cili përdoret për qëllime diagnostike në imazheri, pasi tha se është konfirmuar si i sigurt për përdorim.

Masa e pezullimit ishte ndërmarrë pasi kontrasti kishte shkaktuar reaksione pacientëve.

Lexo Edhe:

“Vendimi është marrë bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike të kryera nga një Laborator për Kontroll dhe Cilësi jashtë vendit, si dhe në raportin e dërguar nga Departamenti i Farmakovigjilencës në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM)”, tha SHSKUK.

Inspektoriati Farmaceutik ka konstatuar se produkti plotëson standardet e sigurisë dhe cilësisë për përdorim mjekësor.

“SSSKUK, siguron qytetarët se mbrojtja e shëndetit të pacientëve mbetet prioritet i vazhdueshëm, andaj ka ndjekur të gjitha procedurat e verifikimit, deri në konfirmimin përfundimtar./Express/