ShSKUK: Sasia e ampulës 'Fentanyl' në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme - Gazeta Express
string(88) "shskuk-sasia-e-ampules-fentanyl-ne-shskuk-ka-afat-qendrueshmerie-dhe-sasi-te-mjaftueshme"

ShSKUK: Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 21:21

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë të nevojshme për kryerjen e operacioneve, shkruan Gazeta Express.

Ata thanë se sasi e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.

Lexo Edhe:

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht. Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme. Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre. /Express/