string(114) "shtate-te-arrestuar-per-vrasjen-e-rreshterit-lika-raportohet-se-i-dyshuari-si-ekzekutor-eshte-nje-18-vjecar-detaje"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 10:46

Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika, raportohet se i dyshuari si ekzekutor është një 18 vjeçar – detaje

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 10:46

Një aksion është realizuar sot në Kaçanik. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Express se operacioni lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua pak javë më parë në qendër të Kaçanikut.

Indeksonline raporton se janë arrestuar 7 persona, përfshirë një ish polic dhe një ish ushtar të FSK’së, të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist.

Po ashtu ky medium raporton se një nga personat e arrestuar është R.B. 18 vjeç, që sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika.

Sipas Indeksit në momentin e kryerjes së krimit, R.B. ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm.

Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme.