string(84) "shtepia-e-bardhe-thote-se-shba-po-ben-shume-mire-per-te-arritur-marreveshje-me-kinen"

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA ‘po bën shumë mirë’ për të arritur marrëveshje me Kinën

Lajme

Gazeta Express

22/04/2025 20:06

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt është pyetur nga një gazetar nëse propozimet për marrëveshjet tregtare janë të mjaftueshme për të zgjatur pauzat për tarifat reciproke, apo nëse ato marrëveshje duhet të nënshkruhen.

“Më pyesni në korrik kur të përfundojë afati”, thotë ajo, duke shtuar se ka mbetur shumë kohë.

Lexo Edhe:

Ata po punojnë “sa më shpejt që të munden për të siguruar” që marrëveshjet mund të bëhen, thotë ajo.

Sa i përket Kinës, Leavitt thotë se ata “po bëjnë shumë mirë” duke punuar për një marrëveshje të mundshme”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express