string(97) "shtrenjtimi-i-rrymes-muharremi-nxjerre-dallimet-e-ministrise-se-ekonomise-te-viteve-2022-dhe-2025"

Shtrenjtimi i rrymës, Muharremi nxjerr dallimet e Ministrisë së Ekonomisë të viteve 2022 dhe 2025

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 8:35

Tashmë për shtrenjtimin e tretë me radhë të rrymës gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, miratimi i tyre i hapur ka shkaktuar indinjatë të madhe publike me njoftime edhe për protesta qytetare kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Një nga vrojtarët më aktivë dhe të hollë të këtij procesi, Shenoll Muharremi, ka nxjerrë përmes një postimi dallimet në qëndrime të Ministrisë së Ekonomisë të viteve 2022 dhe tash 2025.

Lexo Edhe:

“Qëndrmet e Ministrisë në vitin 2025 është diametralisht i kundërt me atë të vitit 2022. Në 2022 Ministria e Ekonomisë ishte kritike, në mbrojtje të konsumatorit dhe kërkonte transparencë dhe analiza të thella nga ZRRE. Në 2025 ajo justifikon rritjen e tarifave, minimizon barrën mbi qytetarët, bizneset dhe ekonomi dhe nuk sfidon më ZRRE-në”, shkroi ai.