string(54) "shtrenjtimi-i-rrymes-zrre-ja-kerkon-diskutim-pa-kamera"

​Shtrenjtimi i rrymës, ZRRE-ja kërkon diskutim pa kamera

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 10:43

S’ka asgjë te fshehtë, por takimi duhet të mbahet pa kamera”, ka thënë zyrtari për media në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj.

ZRRE-ja thirri takim me mediat “me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të mbi procesin e përshtatjes së rregullt tarifore”.

Lexo Edhe:

Ndonëse ishte paraparë që takimi të fillojë nga ora 10:00, ende nuk ka nisur takimi me gazetarë, për shkak disa paqartësive mes gazetarëve dhe zyrtarëve të ZRRE-së.

Ftesa ishte që 10 minutat e parë të lejohen pamje dhe kamera, por më pas u tha se kjo nuk lejohet.

Në anën tjetër, mediat kërkuan që të ketë deklaratë për qëllimin e takimit.

ZRRE ka paralajmëruar rritje për 15 për qind, nga ky muaj, të faturave të energjisë elektrike.

Kërkesa për rritje të çmimit të rrymës ka ardhur nga kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë.

Në 5 prill në Prishtinë është mbajtur protestë nga grupi “Asnjë Cent ma Shumë”, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.