string(95) "shtyhet-diskutimi-per-propozimin-per-taksen-1-euro-per-turistet-qe-vizitojne-bjeshket-e-rugoves"

Shtyhet diskutimi për propozimin për taksën 1 euro për turistët që vizitojnë Bjeshkët e Rugovës

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 14:26

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës ka marrë vendim që të shtyhet për një afat të pacaktuar diskutimi publik për Draft-Rregulloren për taksën e akomodimit prej 1 euro në Komunën e Pejës, diskutim ky i ciliishte paraparë që të mbahej sot

Sipas një njoftimi të Komunës së Pejës, ky diskutim vjen si shkak i nevojës për takime tjera shtesë të përbashkëta me ekspert të turizmit dhe bizneset që ofrojnë akomodim në Komunën e Pejës.

Lexo Edhe:

“Dretoria për Zhvillim Ekonomik ju njofton se pas diskutimeve të shumta me ekspert të çëshjtjes, stafin e inspektoratit dhe pas diskutimeve me ekspert të fushës së turizmit dhe sektorit privat të hotelerisë, kemi marrë vendim që konsultimi publik për Draft-Rregulloren për taksën e akomodimit në Komunën e Pejës, i datës 30.04.2025 të shtyhet për një afat të pacaktuar”, thuhet mes tjerash në vendimin e marrë nga kjo Drejtori.