Seanca paraprake për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë, është shtyrë sërish këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve, i cili ndodhej në një proces tjetër gjyqësor. Seanca e radhës është caktuar për të premten, më 18 prill 2025, në orën 09:30.