Si duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të fundit - Gazeta Express
string(53) "si-duket-tabela-e-superliges-pas-ndeshjeve-te-sotshme"

Gazeta Express

04/03/2020 15:10

Si duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të fundit

Gazeta Express

04/03/2020 15:10

Xhiroja e 21-të e Ipko Superligës së Kosovës ka sjellë ndryshime në renditjen e klubeve në tabelën e ligës. Kjo pasi që Ballkani e shtoi epërsinë nga kundërshtarët për titull me tre pikët e fituara kundër Dritës, ndërsa Gjilani u ngrit në vendin e dytë me fitoren kundër Feronikelit.

Ballkani e mban edhe më tutje pozitën e liderit të Ipko SUperligës së Kosovës. Megjithatë, përderisa xhiron e kaluar e mbylli me epërsi për vetëm një pikë nga vendi i dytë, tani ka krijuar epërsi prej tre pikësh, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas Ballkanit në tabelë radhitet Gjilani, që me fitoren e sotshme kundër Feronikelit arriti ta kalojë rivalin e qytetit, Dritën, duke e lënë prapa për një pikë.

Drita, pas humbjes me rezultat 2:0 kundër Ballkanit, ka rënë në pozitën e tretë, por mund të bie edhe më poshtë sot pas ndeshjes të Prishtinës sot.

Në rast se arrin të fitojë sot kundër Ferizajt në “Fadil Vokrri”, Prishtina do të ngrihet të paktën në pozitën e tretë, varësisht nga epërsia mund të kalojë edhe në atë të dytë.

Si duket tabela e Ipko Superligës tani:

Advertisement
Advertisement
Advertisement