Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, në një rrëfim sonte në Pressing në T7 tregoi për takimin e parë me Xhavit Halitin në Kukës, atë ditë që ishte varrosur Luan Haradinaj.
Lama tha se Haliti kishte marrë pjesë në varrimin e Luan Haradinajt më pas kishte takuar takimin.
“Më tha ka ardhë një kosovar dëshiron të takojë, dola në orën 18:00 në Kukës, ky ka qnë takimi im i parë me Xhavit Halitin. Unë s’e njiha, u njohëm aty për herë të parë më 7 maj 1997, atë ditë që është varrosur Luan Haradinaj. Ka marrë pjesë në varrimin e Luanit ishte kthyer në Kukës dhe ndërkohë ka kërkuar që të takohet me mua për të biseduar. Ky ishte takimi i parë dhe pastaj u bëmë shumë miq me Xhavitin”, tha Lama në Pressing, transmeton Express.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...