string(57) "si-e-verdhe-e-semure-filmi-me-i-mire-i-shkurte-ne-beldocs"

“Si e verdhë e sëmurë” filmi më i mirë i shkurtë në Beldocs

Arte

Gazeta Express

29/05/2024 14:29

“Si e verdhë e sëmurë” (2024) i regjisores Norika Sefa, që shfaqi premierën në festivalin e Roterdamit këtë janar, shpërblehet me çmimin filmi më i mirë i shkurtë në Beldocs.

Filmi është një thurje nga materialet arkivore të video kasetave të tregimeve familjare që nuk janë më. Ai zhytet në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, hapësira e jetës bëhet skenë e rutina performancë.

Lexo Edhe:

“Si e verdhë e sëmurë” (23′) është realizuar me mbështetjen e QKK-së dhe është prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin dhe Norika Sefën.