string(77) "si-i-shpetoi-burgut-altin-hajri-i-vetmi-i-arratisur-per-vrasjen-e-jak-prenges"

Si i shpëtoi burgut Altin Hajri, i vetmi i arratisur për vrasjen e Jak Prengës

Gazeta Express

28/01/2020 19:40

Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga, nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare.

Në maj të vitit të kaluar, gjykata e Durrësit e shpalli fajtor dhe e dënoi në mungesë me 7 vjet burgim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje nga 15 vjet të kërkuara nga prokuroria. Po ky vendim nuk u ekzekutua, pasi u ankimua nga avokatët e Hajrit dhe gjykata e Apelit Durrës e shpalli të pafajshëm dhe vendimin e shkallës së parë si të pabazuar në prova.

Lexo Edhe:

Hajri ka qenë dënuar me gjoba nga Gjykata e Durrësit dhe për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, vepra këto të klasifikuara si kundërvajtje penale./tch