string(102) "si-krijoi-probleme-per-apple-vendimi-i-trump-per-tarifat-pritet-ngritje-e-frikshme-e-cmimeve-te-iphone"

Si krijoi probleme për Apple, vendimi i Trump për tarifat: Pritet ngritje e frikshme e çmimeve të iPhone  

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 9:28

Tarifat e shpallura nga Donald Trump për vendet e botës mund të rrisin ndjeshëm çmimet e shumë produkteve dhe kjo mund të ndikojë veçanërisht në çmimet e iPhone.

Agjencia Reuters publikoi një analizë ku thuhet se Apple mund të jetë më e prekura nga tarifat e Trump dhe vlerësoi një rritje të ndjeshme të çmimeve të iPhone deri në 43 për qind.

Lexo Edhe:

Tarifat mund ta shtyjnë modelin bazë iPhone 16 nga 799 dollarë në rreth 1,142 dollarë, ndërsa çmimi i iPhone 16 Pro Max mund të rritet nga 1,599 dollarë në gati 2,300 dollarë.

Kina, një furnizues kryesor i kompanive të mëdha amerikane si Apple, do të përballet me një tarifë prej 34 për qind, ndërsa India do të goditet me një tarifë prej 26 për qind.

Meqenëse shumica e iPhone-ve prodhohen ende në këto dy vende, çmimet mund të rriten ndjeshëm.

“Apple i prodhon pothuajse të gjithë iPhone-ët e saj në Kinë dhe pyetja do të jetë nëse do të ketë përjashtime për ata që investojnë në SHBA”, tha për CBS analisti i Wedbush, Dan Ives.

Megjithatë, sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se Apple mund t’i zgjidhë lehtësisht problemet me tarifat dhe rritjen e çmimeve.

“Thjesht bëni iPhone në Amerikë. Ushtri prej miliona njerëzve, mbani mend, do të përdredhin vidhat e vogla për të bërë iPhone. Një gjë e tillë do të vijë në Amerikë. Amerikanët tanë të arsimuar në shkollën e mesme – thelbi i fuqisë sonë punëtore, do të kenë “ringjalljen” më të madhe të vendeve të punës në historinë amerikane për të punuar në këto fabrika të teknologjisë së lartë, të gjitha që vijnë në Amerikën e ardhshme.