string(61) "si-mund-te-kualifikohen-skuadrat-e-serie-a-per-evrope-ne-2025"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 21:19

Si mund të kualifikohen skuadrat e Serie A për Evropë në 2025

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 21:19

Ndërsa gara për vendet evropiane po bëhet gjithnjë e më e ashpër në Serie A, ekzistojnë ende mënyra të tjera për të siguruar më shumë skuadra italiane në turnetë e UEFA-s.

Këtë sezon, pesë ekipe italiane morën pjesë në Ligën e Kampionëve falë një vendi shtesë të dhënë për renditjen e lartë të Italisë në UEFA.

Lexo Edhe:

Megjithatë, një gjë e tillë duket më pak e mundshme këtë herë, pasi Italia ka rënë pas Anglisë dhe Spanjës në renditjen e këtij sezoni.

Gjithsesi, ka ende disa mënyra me të cilat Italia mund të rrisë praninë e saj në garat evropiane.

Mënyrat për kualifikimin e skuadrave italiane në UEFA

Sipas renditjes aktuale:

Katër vendet e para të Serie A kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Vendi i pestë dhe fituesi i Kupës së Italisë (Coppa Italia) shkojnë në Ligën e Evropës.

Vendi i gjashtë shkon në Ligën e Konferencës.

Nëse fituesi i Kupës së Italisë tashmë është kualifikuar për Evropë përmes kampionatit, atëherë vendi i gjashtë kalon në Ligën e Evropës dhe vendi i shtatë merr një biletë për Ligën e Konferencës.

Nga ana tjetër, Fiorentina ndodhet ende në çerekfinalet e Ligës së Konferencës. Nëse e fiton këtë turne – ku ka arritur në finale dy vitet e fundit – do të kualifikohet automatikisht në Ligën e Evropës.

Po ashtu, Lazio është në çerekfinalet e Ligës së Evropës dhe nëse fiton këtë garë, do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.  /GazetaExpress/