Problemin e njëjtë me Lavdërim Kamën, rreth 18 vite e kanë ndarë edhe mbi 600 mijë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Gjermani.
Edhe pse pa fajin e tij, për shkak të procedurave atje iu desh që të regjistrohet si shtetas i Serbisë.
Por, ky u bë i pari në qytetin Papenburg që para dy jave e largoi atë, sipas udhëzimit të ri për të cilin njoftoi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Për tu arritur kjo, dikush tha se u desh edhe të ngritët zëri në takimet me zyrtarët gjermanë.
Fajin për këto vite heshtje, Idrizi thotë se e ka diplomacia e vendit.
Një ish-diplomat kosovar që shërbeu në Gjermani ishte I njoftuar me telashet e bashkëkombasve të tij.
Deri tash nuk dihet numri i saktë i qytetarëve që i janë nënshtruar procedurës për ndërrim të statusit si shtetas të Serbisë në Gjermani.