string(64) "siguria-ne-trafik1641-gjoba-te-shqiptuara-ne-gjilan-per-nje-jave"

Siguria në trafik, 1641 gjoba të shqiptuara në Gjilan për një javë

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 9:20

Gjatë periudhës kohore 28.03.2025 – 03.04.2025, Policia e Kosovës tha se në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1641 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Lexo Edhe:

– Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

– Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e katër (24) ngasës.

Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

“Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, tha policia.