Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj.
Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë në fokus ngritjen e pagave, themelimin e Gjykatës së Punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive e çështje të tjera.
Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po punojnë punëtorët në Kosovë, derisa tha se pagat janë të ulëta.
“Shporta e konsumatorit është ngritur, paga është ulur në përqindje, andaj kërkesa jonë kryesore është ngritja e pagave. Punëtorët e KEK-ut vdesin në vendin e punës si rezultat i sëmundjeve profesionale dhe nuk paguhet as rrezikshmëria. Pagat e tyre janë të ulëta për punën që e bëjnë”, deklaroi ai.
Edhe Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës shprehu pakënaqësitë e minatorëve në lidhje me kushtet e punës.
“Është e domosdoshme të shprehim pakënaqësitë tona. Data 1 maj shënon thirrje për protestë. Është e domosdoshme që të gjithë ata që janë të pakënaqur të shprehin pakënaqësitë e tyre”, shtoi ai.
Sindikalistë e përfaqësues të iniciativave që po kundërshtojnë ngritjen e çmimeve në Kosovë thanë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe vala e re e ngritjeve të çmimeve nga bizneset ua kanë rënduar kushtet ekonomike punëtorëve në vend. Andaj edhe bënë thirrje që të punohet drejt rritjes së pagave./RTK/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...