string(54) "sipas-lushaku-sadriu-keto-jane-tri-te-vertetat-e-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 22:58

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 22:58

Deputetja e LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të kryesisë së partisë, që kanë rrjedhur në media.

Lushaku-Sadriu ka renditur tri të vërteta, që sipas saj, masa nuk po i din.

Lexo Edhe:

Ajo thotë se mesazhet janë shkëmbyer para më shumë se një muaj, kryetari Abdixhiku ka qenë i qartë sa i përket votimit të diasporës, dhe se Abdixhiku, në mbledhje të kryesisë, ka ofruar që ta ftojë Këshillin e përgjithshëm, por që nuk është parë e nevojshme.

Tutje, ajo e ka quajtur LDK-në demokraci të vërtetë.

Ky është postimi i plotë i Lushaku-Sadriut:

Prej disa ditësh po diskutohet për disa mesazhe komunikimi brenda Kryesisë së LDK-së, e po e shoh që s’po dihen tri të verteta:

1. Këto mesazhe janë shkëmbyer para mbledhjes së Kryesisë, para më shumë se një muaj, dhe pas saj, ne kemi zhvilluar një diskutim të hapur dhe kjo temë është konsumuar përbrenda partisë. Por, pse u vendos që këto mesazhe të publikohen si bombastike tani, dhe të hutojnë opinionin- arsyeja na çon te një orkestrim presioni publik nga disa palë.

2. E rëndësishme është poashtu se,  Kryetari i LDK-së, z. Abdixhiku, në mbledhje të Kryesisë ka qenë i qartë sa i përket votimit të diasporës– kushdo që ka fakte apo dëshmi për ndonjë veprim joligjor, le t’i drejtojë ato në polici dhe prokurori.

Ky qëndrim dëshmon qartazi se debati ynë i brendshëm ka qenë demokratik dhe se ne mbështesim trajtimin ligjor të çdo pretendimi.

Ne nuk jemi institucion që ndajmë drejtësi, por një parti që respekton institucionet dhe beson në sundimin e ligjit.

3. E për pakënaqësi eventuale me lidershipin, Kryetari Abdixhiku në mbledhje të kryesisë ka ofruar që t’a ftojë Këshillin e përgjithshëm, por që nuk është parë e nevojshme.

Andaj, LDK është demokratike prej së vërteti.