string(91) "situata-ne-gaza-rama-shqiperia-mbeshtet-ne-vijimesi-armepushimin-dhe-zgjidhjen-me-dy-shtete"

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2025 9:33

Situata në Gaza, Rama: Shqipëria mbështet në vijimësi armëpushimin dhe zgjidhjen me dy shtete

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2025 9:33

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria mbështet armëpushimin, zgjidhjen me dy shtete dhe njohjen e shtetit të Palestinës. Ai e vuri theksin në qëndrimet e vendit, duke thënë: “Ne kemi kërkuar armëpushim shumë e shumë kohë përpara se të ndodhte.” Për sa i përket zgjidhjes me dy shtete, Rama shtoi: “Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur për domosdoshmërinë e pranimit të zgjidhjes me dy shtete dhe për njohjen e shtetit të Palestinës.

Për nderimin me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, Rama theksoi se ky është një vlerësim për Shqipërinë dhe shqiptarët: “Është një vlerësim për të gjithë ata që i dhanë një mësim Europës dhe botës… dhe ishin shqiptarë që pa dallim myslimane të krishterë u bënë mburojë për hebrenjtë.”

Ai iu përgjigj edhe kritikëve lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për Gazën, duke thënë: “T’i referohen fakteve, jo emocioneve të pakuptimta“, dhe shtoi se Shqipëria ka qëndruar gjithmonë në vijimësi me linjën e Bashkimit Europian.

Në fund, Rama bëri një thirrje për vetëpërmbajtje, duke u sugjeruar kritikëve të “lexojnë më shumë Profetin (Paqja qoftë mbi të)” dhe të kthehen tek “librat e shenjtë,” si burime lehtësimi dhe forcë për vetëpërmbajtje.