Është mohuar gjithçka, drejtuesit e hotelit Pestana-CR7 kanë reaguar pas lajmit se Ronaldo ‘planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh’.
Gjatë ditës, e përditshmja spanjolle MARCA, raportoi se Cristiano Ronaldo po planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta në atdheun e vet Portugali, për t’u ndihmuar njerëzve të infektuar me koronaviurs, të cilët do të trajtoheshin falas.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë e vërtetë.
“Ne jemi hotel. Nuk do të bëhemi spital. Është ditë si çdo ditë tjetër, jemi dhe do të mbetemi hotel. Jemi telefonuar gjatë ditës nga mediat. Ju urojmë ditë të mirë”, tha një drejtues i hotelit për RTL Nieuws.
Në gjithë botën, mbi 160.000 mijë persona janë infektuar, ndërsa mbi 6 mijë kanë vdekur.
Në Portugali, deri më tani janë zbuluar 245 raste, nga ta 76 persona kanë ndërruar jetë. /Gazeta Express/