string(75) "ska-si-tirona-jo-edi-rama-reagon-i-ekzaltuar-qe-sunny-hill-mbahet-ne-tirane"

“S’ka si Tirona jo”, Edi Rama reagon i ekzaltuar që Sunny Hill mbahet në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

14/06/2022 19:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë shkuarjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë.

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar që për edicionin e sivjetmë do të zhvendoset në Tiranë. Gazeta Express raportoi më herët se mbajtja e festivalit më të madh në vend, dështon të mbahet për sivjet.

Lexo Edhe:

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar, raporton Gazeta Express.

Rama ka shkruar nga Kiev për këtë lajm.

“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar ai.

“S’ka si Tirona jo”, ka shtuar Rama. /Gazeta Express/