Kryetari i klubit të Tërnocit është përfshirë në lidhje direkte në emisionin e sontëm të “Favoritit”.
Ai ka folur se si ka qenë ngjarja e sontme, ku futbollistët e Tërnocit u bastisën e u dhunuan në Bosilegrad.
“Ka ndodhur në fund të ndeshjes. Qysh në minutat e parë ishim duke udhëhequr, është bërë presion ndaj ndesh, jemi ndëshkuar me të kuq. Një zyrtar i klubit vendas ka kërkuar që Policia të futet në fushë, tërë ai aksion ka ndodhur pas minutës së 90-të. Është sulmuar Veton Zeqiri, i cili është goditur në pjesën e fytyrës. Përpos bastisjeve, të gjithë lojtarët janë detyruar të japin deklaratë në stacionin policor”, ka thënë ai në “Favorit”./GazetaExpress/